Paçarada titullar, ekipi i tij i pafat

Sporti

Paçarada titullar, ekipi i tij i pafat

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 17:05

Mbrojtësi shqiptar nga Kosova, Leart Paçarada, me skuadrën e tij, Sandhausen, ishin shumë afër një pike, por ishin të pafat. Ai me Sandhausen si mysafir pësuan humbje me rezultat 1:0 nga ekipi i mirënjohur, Kaiserslautern, në ndeshjen e javës së 19-të Bundesliga II në futboll. Hofmann në minutën e 73-të realizoi për vendasit, ndërsa mysafirët me gjithë përpjekjet deri në fund nuk arritën ta barazojnë rezultatin. SV Sandhausen renditet i 14-ti me 20 pikë, kurse Kaiserslautern i pesti me 32 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat