Hetemaj fitoi derbin e Veronës! Fiorentina dështoi!

Sporti

Hetemaj fitoi derbin e Veronës! Fiorentina dështoi!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 16:55

Futbollisti shqiptar, Përparim Hetemaj, me ekipin e Chievos fituan derbin e qytetit si mysafir, duke e mundur me rezultat 1:0 Veronën, në takimin e javës së 16-të të Serie A. Hetemaj me shokë shtruan lojë e tyre, u mbrojtën me sukses dhe me golin e Paloschit në minutën e 81-të siguruan tri pikë tejet domethënëse. Hetemaj luajti titullar dhe ishte ndër më të vlerësuarit, kurse Chievo është e 16-ta me 16 pikë dhe ka një më pak se Verona që klasifikohet një vend më lartë. Fiorentina nuk ishte ajo që jemi mësuar por dështoi si vendas, e cila, barazoi me rezultat 1:1 me Empolin. Vargas në minutën e 44-të e kaloi në epërsi Fiorentinën, por kjo fare nuk i dha forcë që të ruajnë deri në fund, kur në pjesën e dytë u barazua rezultati përmes futbollistit Tonelli pikërisht në minutën e 57-të. Fiorentina pozicionet e teta me 24 pikë, kurse Empoli i 13-ti me 17 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat