Melisa Zhdrella, katër të arta në Tiranë

Sporti

Melisa Zhdrella, katër të arta në Tiranë

Nga: K.Goca Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 16:16

Notarja e kombëtares së Kosovës dhe anëtare e “Termopan” nga Prishtina, shkëlqeu në garën mbarëkombëtare të notit ‘Kupa e Perspektivës’ për grupmosha të reja, e organizuar në Tiranë në pishinën “Te Stela” nga Federata e Notit e Shqipërisë dhe Akademia “Te Stela”. Në këtë garë morën pjesë rreth 120 garues nga klubet e Shqipërisë dhe të Kosovës. Nga Kosova morën pjesë “Termopan”, “O2 Prizreni”e Vëllaznimi nga Gjakova. Garuesit nga Kosova fituan gjithsej 11 medalje (5 të arta, 4 të argjendta dhe 2 të bronzta. Melisa Zhdrella (grupmosha 2000-2001), e artë është në 50 metra bretkosë koha 00.37.09 sekonda, pastaj 100 metra bretkosë (01.21.07), 200 metra bretkosë (02.59.77 minuta) dhe 50 metra krol (00.30.28). Ardit Hysejini (2000-2001), i argjendtë në 100 metra shpinë me kohë 01.16.21 minuta, ndërsa Agon Hysejini (2004-2005) i artë në 100 m. krol me kohë 01.22.07 minuta, i bronztë në 50 m. krol (00.37.04), i argjend në 50 m. shpinë (00.42.45), i argjend në 100 m. shpinë (01.35.54) dhe Granit Godeni (Vëllaznimi, 2000-2001), është i argjendtë në shpinë 50 m. me kohë 33.66 dhe i bronztë në krol 200 m. (2.45.49).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat