Pse Ronaldo injoroi Platinin?

Sporti

Pse Ronaldo injoroi Platinin?

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 12:24

Ronaldo injoron Michel Platini. Trajtimi që portugezi i rezervoi presidentit të UEFA-s gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve pas finales së botërorit të klubeve në Marakesh ka bërë bujë duke shfaqur qartazi ndasitë mes yllit të Realit dhe Presidentit të UEFA-s.
Gjatë përshëndetjes pas finales Cristiano Ronaldo respektoi Sepp Blattter duke e takuar zviceranin që një vit më parë u shpreh në favor të Lionel Messit për Topin e Artë duke bërë madje dhe humor me gjestet prej komandanti të Ronaldos në fushë, por diçka e tillë nuk ndodhi me Platini. Francezi ishte duke shkëmbyer dy fjalë me trajnerin Ancelotti dhe portugezi përfitoi nga ky moment duke kaluar pas trajnerit të Realit duke e evituar përshëndetjen protokollare me presidentin e UEFA-s, që mbetet i habitur nga kjo sjellje e Ronaldos duke mos mundur ta fshehë në fytyrë edhe zhgënjimin për gjestin e Portugezit.
Gjithsesi pas ndarjes së çmimeve, ku Sergio Ramos u votua si Topi i Artë i Turneut dhe Ronaldo morri Topin e Argjendtë Ronaldo e takoi Platini, por duke ja bërë të qartë sërish pakënaqësinë shefit të Uefas, me një takim të ftohtë ku me zor i jep majat e gishtave pa e parë fare në fytyrë francezin, dh Mishel Platini nuk mund të kapte edhe këtë herë mesazhin, ndërsa kthen kokën në drejtim të Ronaldos dhe largohet sërish i zhgënjyer nga snobimi plateal që i rezervoi ylli i Realit të Madridit. Edhe pse arsyet e kësaj sjelljeje të Ronaldos ndaj Platini nuk janë bërë publike nga vetë protagonisti nuk është e vështirë të imagjinohet se portugezit nuk i kanë pëlqyer aspak deklaratat e presidentit të Uefa-s pak javë më parë kur Platini u shpreh se Topin e Artë këtë vit duhet ta fitojë një gjerman. Padyshim një opinion ky që ka ngacmuar sedrën e forte të portugezit i cili është favorit për ta fituar edhe këtë vit trofeun në garën me dy finalistët e tjerë Manuel Neuer dhe Lionel Messi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat