NBA, Portland shkatërron New Orleans

Sporti

NBA, Portland shkatërron New Orleans

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 10:38

Kjo është fitorja e pestë rresht në këtë sezon për skuadrën nga Oregoni.

Me 27 pikët e LaMarcus Aldridge, Portlandi arriti një sukses të thellë 114-88 ndah New Orleans, duke ndalur serinë pozitive të pelikanëve nga Louisiana të cilët nuk e morën asnjëherë kontrollin e sfidës. Miqtë nga Oregoni e nisën sfidën me një ritëm të çmendur duke kryesuar 12-4, ndërsa në krahun tjetër, ylli i Neë Orleans Anthony Steëart nuk arriti të dilte në lojën e tij. Trail Blazers nuk e kthyen më kokën pas sepse në pushimin e ndeshjes kryesonin 60-44 falë disa kombinimeve manual të dushes Damian Lillard- LaMarcus Aldridge. Një paraqitje pozitive dhuroi edhe francezi Nicolas Batum, i cili peshkoi në vijën e zonës së tre pikëshit Lillard, me këtë të fundit që shënoi pikën e 77 për ekipin e Portland.

Gjatë periodës së katërt, miqtë ulën në paniknë Aldridge për t'i dhënë frymëmarrje me Davis në vendin e tij që nuk lëshoi terren pasi diferencat u thelluan edhe më shumë deri në fundin e ndeshjes. Kjo është fitorja e pestë rresht në këtë sezon për skuadrën nga Oregoni. Në përballjet e tjera, Oklahoma kaloi Los Angeles Lakers 104-103, Phoenix mundi Neë York 99-90, Charlotte u imponua 104-86 ndaj Utah, Houston ra në shtëpinë e Atlantas 97-104, Dallas fitoi derbin teksan kundër San Antonios 99-93, Denver siguroi një tjetër fitore ndaj Indianas 76-73, ndërsa Los Angeres Clippes dominoi Milwaukee 106-102.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat