Krasniqi flet pas fitores së madhe

Sporti

Krasniqi flet pas fitores së madhe

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 23:53

Menjëherë pas fitores së madhe ndaj Dariusz Sek, Haxhi Krasniqi, ka shpalosur emocione e tij para publikut të shumtë shqiptarë.
Krasniqi u shpreh shumë i lumtur për këtë fitore, ndërsa pranoi se përjetoi shumë emocione.
“Ka qenë shumë kënaqësi përsëri për te luftuar ne vendin tim, kur hyra kam pas shumë emocione, sa që ka pasur mundësi të kam lot në sy , ju përshëndes nga zemra, trajnerin dhe të gjithë përkrahësit. Qëllimi im është që të bëhem kampion i botës”, ishin fjalët e para të Krasniqit.
Krasniqi në fund, para mikrofonave të televizioneve gjermane, përshëndeti shqiptarët edhe në gjuhën shqipe.
“Ju falënderoj shumë dhe ju dua shumë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat