Reali i Madridit prek qiellin, fiton Botërorin e Klubeve

Sporti

Reali i Madridit prek qiellin, fiton Botërorin e Klubeve

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 23:16

Reali i Madridit në çatinë e Botës. Mbretërorët e mbyllën vitin në mënyrën më të mirë, me festën për triumfin në botërorin e klubeve në Grand Stade të Marakeshit pasi mposhti 2-0 në finale Argjentinasit e San Lorenzos. Ishte ky trofeu i katërt i botërorit të klubeve për Realin nëse merren parasysh edhe tre Kupat Interkontinentale para ndryshimit të formatit. Trofeu i 18 në arenën ndërkombëtare për skuadrën e Carlo Ancelottit që barazohet me Milanin si skuadrat më të titulluara të kontinentit, po kaq numëron edhe Boca Juniors, ndërsa në vend të parë qëndrojnë egjiptianët e Al Ahly me 20 trofe. Ishte pikërisht italiani ai që fitonte i fundit botërorin e klubeve për Milanin, që tani kapet në klasifikimin e lavdishëm nga ish trajneri i tij. Trofeu i Botërorit të klubeve është i katërti për Los Blancos në një vit fantastik që i pa të conin në shtëpi La Decima-n, trofeun e 10-të të Champions League si dhe SuperKupën e Europës dhe Kupën e Mbretit.

Me formacionin e Realit që vlente 19 herë më shumë se ai i kampionëve të Copa Libertadores dhe vetë Papa, tifoz i deklaruar i San Lorenzos ndoshta nuk mund ti ndihmonte argjentinasit që provuan drithërimat që në minutën e parë kur Tony Kroos rrëmbeu një top në mesfushë dhe pasoi për Ronaldon me portugezin që dhe asistin perfekt për Benzema të cilit ju prenë gjunjët para portës. Pavarësisht diferencave mes dy ekipeve Torrico në portën e San Lorenzos rezistoi për plot 37 minuta, deri sa u ndëshkua nga njeriu i finaleve për madrilenët.

Goditje këndi e Bale dhe ishte pikërisht ai, njeriu që ktheu rrugën e La Decimas kur ishte drejtuar për te Atletiko në finalen e Lisbonës, që shënoi një gol të ngjashëm me kokë për të kaluar në avantazh Realin. Para ndeshjes kishte deklaruar, nëse Papa është me San Lorenzon ne jemi ekipi i Zotit. Për të kuptuar ambicien e Ronaldos për të lënë edhe ai shenjë me një gol në finale mjafton të shihet se si proteston portugezi në kërkim të 11 metërshi për prekjen e topit me dorë në fundin e pjesës së parë, por pavarësisht këmbënguljes së Topit të Artë, ai që dyfishoi për Realin ishte Gareth Bale, duke patur edhe bashkëautorësinë e gardianit të San Lorencos Torrico që lejoi topin të kalonte edhe pse goditja e uellsianit nga brenda zonës nuk ishte nga ato që nuk falin. Lavdi në minutën e 87 edhe për Iker Casillas në ndeshjen e tij të 700 me fanellën blanco, ndërsa nuk ishte e thënë që të shënonte Cristiano Ronaldo që pa golin ti mohohej edhe në minutën e 90 nga Torrico. Gjithsesi Ronaldo me këtë sukses mund të krenohet me faktin se ka fituar cdo trofe të mundshëm me fanellat e dy klubeve të ndryshëm, ndërkohë që Reali i Madridit me fitoren e 22 rradhazi mbetet në dnjekje të rekordit të serisë prej 24 fitoresh të Cuirritibas për të shënuar emrin në librin e rekordeve Guiness.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat