Roma-Milan 0-0, buzëqesh Juventusi

Sporti

Roma-Milan 0-0, buzëqesh Juventusi

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 23:06

Pavarësisht se Milani luajti për 25 minuta me një lojtar më pak, të dyja skuadrat morën atë që dhanë në këtë përballje.

Përfundoi në barazim 0-0 supersfida e javës së 16 të Serisw A Roma - Milan, rezultat që e con sërish në 3 pikë diferencën mes Juventusit kryesues dhe verdhekuqve të Rudi Garcias. Pavarësisht se Milani luajti për 25 minuta me një lojtar më pak, të dyja skuadrat morën atë që dhanë në këtë përballje.

Olimpikon e përshkoi një drithërimë që në minutën e dytë, kur De Sanktis kreu dy pritje të njëpasnjëshme, duke i mohuar golin fillimisht Hondas nga distanca e më pas Polit prirët me portën, me topin që përfundoi në këndore. Kundërpërgjigja e Romës erdhi në të 21 me Florenzin, që provoi me të parën pas një vertikalizimi nga mesfusha, por Diego Lopez ndodhet në vendin e duhur duke e devijuar topin në fundore. Portieri spanjoll u shfaq në lartësinë e detyrës pas tentativës së Totit me një goditje standarde (26), ndërsa në minutën e 29 nuk i fali kënaqësinë e golit Gervinhos, i cili vallëzoi më topin mes mbrojtësve në zonën e Milanit, por pa mundur ta mposhtë portierin 33-vjecar. Pjesa e parë u mbyll më një goditje spektakolare të Mekses, që e detyroi De Sanktis të fluturonte në trekëndëshin e djathtë të portës së tij.

Milani ishte më kërkues në pjesën e dytë, duke iu afruar golit fillimisht me Menez në të 51, ndërsa në të 57 De Sanktis shmangu një tjetër rrezik në portën e Romës. Episodi që prishi ekuilibrat në fushë ishte ai i minutës së 70, kur Armero u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një prekjeje të topit me dorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat