Eredivisie, PSV spektakël dhe gola ndaj Eagles

Sporti

Eredivisie, PSV spektakël dhe gola ndaj Eagles

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 23:03

Diferenca me Ajaksin e vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak ka shkuar në 7 pikë, cka tregon se të besuarit e Flip Koku kanë mundësi reale për të thyer hegjemoninë...

PSV Eindhoven, kampionia e dimrit në Eredivizie e kishte si shëtitje sfidën e shtëpisë me Go Ahead Eagles, të cilën e mposhti me rezultatin e thellë 5-0 në "Filips Stadion". Diferenca me Ajaksin e vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak ka shkuar në 7 pikë, cka tregon se të besuarit e Filip Koku kanë mundësi reale për të thyer hegjemoninë e harkëtarëve, që kanë fituar tre tituj e fundit në Holandë. Go Ahead Eagles rezistoi deri në minutën e 14, kur Arias kaloi në avantazh vendasit pas asistit të De Jong. Donimimi i PSV Eindhoven u konkretizua me golin e dytë që mban firmën e Depay në minutën e 33, finalizim që u dha më shumë siguri në lojë kryesuesve të Eredivisie.

Në fund të pjesës së dytë skuadra e Koku realizoi edhe tre gola të tjerë që mbajnë firmën e Depay në të 79, dhe të Locadias dhe Jeferzoon në minutat 90 dhe 91. Me këtë humbje Go Ahead Eagles, humbet më shumë terren në tabelën e klasifikimit, duke qenë një nga kandidatet për të rënë nga kategoria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat