Bundesliga, Wolfsburgu blindon vendin e dytë

Sporti

Bundesliga, Wolfsburgu blindon vendin e dytë

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 22:36

Wolfsburgu e mbylli me fitore 2014-ën në ndeshjen e fundit të së shtunës së Bundesligës duke mundur 2-1 Këlnin në një ndeshje ku Mërgim Mavraj qëndroi përgjatë gjithë 90 minutave në stol. Skuadra e Dieter Hecking e ul siparin e fazës së parë në këtë mënyrë 9 pikë pas Bajernit kryesues në vendin e dytë duke ruajtur një ritëm vërtet të jashtëzakonshëm. Përballja e fundit për këtë vit kalendarik nuk ishte aspak e lehtë për Wolfsburgun që u gjen në disavantazh në Wolksagen Arena me Këlnin që zhbllopkoi rezultatin në minutën e 11 me Dominic Maroh që shënoi me të djathtën pas asistit të Daniel Halvar nga këndi.

Gjithsesi ujqërit reaguan menjëherë me Bas Dost qe barazoi shifrat vetem 5 minuta me vone me nje goditje me koke. Pavareisht tentativave te Wolfsburgut ekuilibri rezistoi deri 12 minuta para fundit te kohes se rregullt, kur pas nje asisti te Kevin De Bryine Naldo gjeti goditjen fitimtare me koke per golin e 2-1 që e con skuadrën e Hecking në kuotën e 34 pikëve, një rendiment thjesht fantastik mjafton të kustosh që në sezonin 2008-2009 kur ujqërit fitonin Bundesligën e mbyllnin fazën e parë me 26 pikë dhe nëse këtë sezon nuk do të ishte ky Bajern që nuk njeh ndalesë ndoshta Wolfsburgu do të ishte sërish duke synuar titullin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat