Real Madridi, kampion i Botës për klube

Sporti

Real Madridi, kampion i Botës për klube

Nga: Kemajl Goca Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 22:22

Real Madridi u dëshmua fuqi në ballafaqim me San Lorenzon nga Argjentina. Madrilenët shënuan fitore me rezultat 2:0 kundër kampionit të Amerikës së Jugut, në finale që u zhvillua në shtetin e Marokut. Kampioni i Evropës fitoi edhe një trofe dhe në mënyrën më të mirë e përfundoi vitin 2014. Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, ishte i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij. Në minutën e 37-të, mbrojtësi Sergio Ramos realizoi golin e epërsisë. Kjo epërsi i dha një siguri të plotë gjigantit spanjoll që ta zotërojë lojë me mjaft mençuri. San Lorenzo me gjithë angazhimin deri në fund nuk arriti ta realizojë edhe ëndrrën e tyre që ta fitojnë trofeun e Kupës së Botës. Gareth Bale, varrosi të gjitha shpresat për argentinasit, ku realizoi për 2:0 në minutën e 51-të. Real Madridi fitoi edhe një trofe të rëndësishëm, duke treguar edhe njëherë se është skuadra më e fuqishme në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat