Majlinda Kelmendi fiton Ligën e Kampionëve me Galatasarayn

Sporti

Majlinda Kelmendi fiton Ligën e Kampionëve me Galatasarayn

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 20:59

Mjafton të përmendësh emrin e Majlinda Kelmendit, dhe menjëherë të shkon mendja se cili është trofeu i radhës për krenarinë shqiptare.
Xhudistja më e mirë në botë për të gjitha kategoritë, duke përfaqësuar skuadrën e xhudos të Galatasarayt, ka arritur që së bashku me këtë skuadër, të fitojnë Ligën e Artë në Rusi,apo siç njihet si Liga e Kampionëve në xhudo.
Majlinda ndihmoi skuadrën turke, me tri fitore në tre takime. Lajmi për këtë sukses të Majlindës, konfirmohet nga trajneri i saj, Driton Kuka, i cili në Facebook ka shkuar: “Sot në Samara të Rusisë Majlinda si përforcim ne Galatasaray fitoj te tri luftërat dhe ishte pjesë e Fitores së madhe të Champions League me Klubin e Galatasaray”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat