Nuk mjafton Falcao, Aston Villa ndal Manchester-in

Sporti

Nuk mjafton Falcao, Aston Villa ndal Manchester-in

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 19:30

Pas një sërë fitoresh rradhazi Manchester United ndalet në fushën e Aston Villas. Ndeshja e vlefshme për javën e 17 të Premier League u mbyll në barazim 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me autor Benteke që në minutën e 18 duke e mbyllur pjesën e parë në shifrat 1-0.

Me fillimin e 45 minutave të dyta United e shtoi forcën sulmuese dhe në minutën e 53 gjeti golin e barazimit me Radamel Falcaon.

Në minutën e 65 Aston Villa mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Agbonlahor por as kjo nuk bëri që "Djajtë e Kuq" të gjenin golin e fitores.

Me këtë barazim United mbetet në vend të tretë në kuotën e 32 pikëve, ndërsa Aston Villa në vend të 12 në kuotën e 20 pikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat