Benitez, sërish te Liverpooli?

Sporti

Benitez, sërish te Liverpooli?

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 17:58

Brendan Rodgers nuk po bind me Liverpoolin që ka regjistruar shumë rezultate zhgënjyese gjatë kësaj faze të parë të sezonit.

Ajo mes Rafael Benitez dhe Liverpoolit është një dashuri që nuk është shuar asnjëherë. Edhe pse u largua nga Anfield Road në vitin 2010 duke lënë të kuqtë për të marrë drejtimin e Interit, 54-vjecari nga Madridi në një distancë kohore prej 5 vjetësh mund të bëjë prapakthehu në vendimin e tij dhe të rikthehet te Liverpooli. Sipas asaj që zbulon portali spanjoll Fichajes.net, Rafa Benitez nuk po rinovon kontratën e tij me Napolin pasi në verën e vitit 2015 dëshiron të marë sërish drejtimin e klubit anglez.

Brendan Rodgers nuk po bind me Liverpoolin që ka regjistruar shumë rezultate zhgënjyese gjatë kësaj faze të parë të sezonit, dhe drejtuasit e "The Reds", po mendojnë tia besojnë sërish skuadrën trajnerit që arriti ta ngjiste Liverpoolin në majën e Europës në vitin 2005 duke fituar trofeun e Uefa Champions League. Ajo mes Benitez dhe Napolit është një dashuri që nuk ka lindur kurrë pavarisht se presidenti i të kaltërve Aurelio De Laurentis e vlerëson sëtepërmi trajnerin spanjoll, dhe duke u bazuar edhe te fakti që kontrata e ish teknikut të Chelsea-it dhe Interit me Napolin skadon në verën vitit 2015, cdo gjë të bën të mendosh se që nga sezoni i ardhshëm 54-vjecari mund të jetë sërish në krye të Liverpoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat