Interi në gjurmët e Lennon e Camacho

Sporti

Interi në gjurmët e Lennon e Camacho

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 17:54

Dy objektivat më të fundit që kanë dalë në skenë për Interin, janë Aaron Lennon dhe mesfushori i Malagas Ignacio Camacho.

Ndërkohë që Interi dhe trajneri i tij Roberto Mancini vijojnë përgatitjet për ndeshjen e fundit zyrtare të këtij viti atë ndaj Lazios në San Siro pasi 2014-n, zikaltërit do ta mbyllin me një takim miqësor ndaj Paris Saint Germain, 30 dhjetorin e ardhshëm në Marakech, drejtuesit e 18-herë kampionëve të Italisë po punojnë për të përforcuar skuadrën në merkaton e dimrit.

Dy objektivat më të fundit që kanë dalë në skenë për Interin, janë Aaron Lennon dhe mesfushori i Malagas Ignacio Camacho, edhe pse prioriteti i zikaltërve për sulmin vazhdon të mbetet Alessio Cerci. Por duke parë vështirësitë për të arritur te lojtari i Atleticos drejtori i zonës teknike te Interi Piero Ausilio së fundmi ka bërë një vizitë në Londër për të ndjekur nga afër Aaron Lennon. Sulmuesi anësor i Tottenham nuk është se po aktivizohet në vazhdimësi nga trajneri i Spurs-ave Mauricio Pochetino këtë sezon dhe për 27-vjecarin, Interi do të ishte një opsion i mirë për të vijuar karrierën. Sipas Gazzeta Dello Sport, zikaltërit po mendojnë për një shkëmbim mes Guarin dhe Lennon dhe një ky operacion merkatoje ka gjasa të mira për tu realizuar. Nëse do të humbasë Guarinin, Interi e ka gati alternativën që do të zëvendësojë kolumbianin. Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar të Malagas Ignacio Camacho edhe pse ky fundit kushton jo pak për arkat e klubit zikaltër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat