Xavi: Madridi nuk na dëgjon, nuk shoh dialog

Sporti

Xavi: Madridi nuk na dëgjon, nuk shoh dialog

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 17:54

Kapiteni i Barcelonës tregoi mbështetjen e madhe që ka për Zubizarreten dhe blerjet e tij duke i vlerësuar ato si të rëndësishme për blaugranat.

E përditshmja katalanase, El Mundo Deportivo zbulon disa detaje të intervistës së Xavi Hernandez ku katalanasi tha qartë mendimin e tij për cështjen e pavarësisë se Katalunjës dhe shpjegoi se nuk ka shpresa për një përgjigje pozitive nga shteti spanjoll.

"Jam shumë i lidhur me këtë vend dhe gjithmonë mendoj për të mirën e katalanasve.Nuk shoh dialog për pavarësinë sepse Madridi nuk na dëgjon asnjëherë. Eshtë si te jesh miku im, unë të telefonoj por ti nuk përgjigjesh kurrë".

Mesfushori foli dhe mbi momentet e vështira që iu desh të kalonte sezonin e shkuar me dëmtime dhe qëndimin në stol.

"Jam një njeri i qetë e i duruar, mundohem të jap më të mirën time sa herë që luaj për fanellën e Barcës, gjithmonë racional dhe mendoj për cdo hap që hedh''.

Kapiteni i Barcelonës tregoi mbështetjen e madhe që ka për Zubizarreten dhe blerjet e tij duke i vlerësuar ato si të rëndësishme për blaugranat. Xavi shtoi se ditën që do të varë këpucët në gozhdë nuk do të largohet përfundimisht nga futbolli, pasi e sheh veten si trajner në një të ardhme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat