Bayern e mbyll i pamposhtur

Sporti

Bayern e mbyll i pamposhtur

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 10:50

Bajern ka bërë një mbyllje spektakolare të fazës së parë të Bundesligës duke mposhtur ekipin e Mainz në minutën e fundit të ndeshjes me Arjen Robben.

Mainz kaloi në avantazh falë një gafe të portierit bavarez Neuer po u barazua shumë shpejt nga Schweinsteiger, për t’u fundosur në fund nga Robben.

Bajerni e mbyll kështu faën e parë si kampion dimri me 45 pikë, 14 fitore dhe 3 barazime duke mos pësuar asnjë humbje.

Armata e Guardiolës ka shënuar plot 41 gola dhe ka pësuar vetëm 4 gola, duke u konsideruar një ndër mbrojtjet më të hekurta në Europë.

E vetmja humbje gjatë këtij sezoni e Bajern është ajo e pësuar kundër Mançester Sitit, por që nuk solli asnjë dëm.

Tashmë Bajern pret fazën vendimtare të sezonit me qetësi të madhe duke qenë se ka një avantazh të madh nga vendi i dytë Volfsburg, me të cilin do të përballet pas pushimeve dimërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat