Reali, tre hapa larg historisë

Sporti

Reali, tre hapa larg historisë

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 10:49

Reali i Madridit është vetëm tre hapa larg bërjes së historisë.

Ekipi madrilen luan mbrëmjen e sotme me argjentinasit e San Lorenzos në finalen e Kupës së Botës për klube, por përveç titullit, fitorja e sotme ka një domethënie të madhe përsa i përket rekordit të fitoreve radhazi.

Reali ka fituar 21 ndeshje deri tani dhe ndodhet vetëm 3 fitore larg rekordit botëror të mbajtur nga brazilianët e Coritibas.

Nëse fiton sot, Realit do t’i duhen dy ndeshje që të barazojë Coritiban dhe një tjetër për të thyer reokrdin dhe për të qenë në majë përsa i përket këtij rekordi.

Në 21 ndeshjet e fituara Reali ka shënuar shifrën e pabesueshme të 79 golave dhe ka goditur 310 herë në kuadrat, me një mesatare prej 3.76 gola për ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat