Naser Aliji: Zemra vendosi për Shqipërinë

Sporti

Naser Aliji: Zemra vendosi për Shqipërinë

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 23:05

Naser Aliji është shprehur i lumtur që ka zgjedhur Kombëtaren shqiptare para Zvicrës.
Futbollisti shqiptar i Baselit, Naser Aliji, është shprehur i lumtur që ka zgjedhur Shqipërinë para Zvicrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aliji deklaroi se ishte zemra e tij ajo që vendosi për kuqezinjtë.

“KUR ZEMRA VENDOS! Të nderuar tifozë të Kombëtares Shqiptare, do të doja të konfirmoj personalisht që tash e tutje unë kam vendosur të luaj për ekipin Kombëtar Shqiptar.

Jam duke e pritur ditën me gëzim për t’u futur me Kombëtaren Kuq e Zi në ndeshje, ju përshëndes përzemërsisht”, shkroi Aliji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat