Sa ofron Arsenali për Shaqirin?

Sporti

Sa ofron Arsenali për Shaqirin?

Nga: K.G. Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 19:42

Flitet e përflitet se Xherdan Shaqiri mund të shkojë në këtë mjedis apo at tjetrin, por asgjë nuk ka konkrete. Mediet e ndryshme botërore shkruajnë se ylli nga Kosova do të largohet nga Bayerni por destinacioni i tij është i paqartë, megjithëse, lakohen shumë emra të skuadrave, si: Juventusi, Mancehster Utd, Arsenali, Atletico Madridi, Liverpooli, Wolfsburg, Roma etj. Nuk përjashtohet mundësia që ai të kalojë edhe në ekipin e Premier League, në Arsenal. Kështu raporton “Metro” dhe sipas saj, Bayerni i kërkon 18 milionë funte për futbollistin shqiptar, por mund ta pranojë ofertën edhe prej 10 milionë funtesh nga ‘Topçinjtë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat