Prizreni arenë e derbit të rivalëve të vjetër

Sporti

Prizreni arenë e derbit të rivalëve të vjetër

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 19:35

Rivalët e vjetër, Kosova e Re Bashkimi nga Prizreni dhe Peja, do të takohen të dielën (në orën 19.00) në palestrën e sportit në Priren, në ndeshjen e javës së fundit të stinorit vjeshtor të ETC Superligës së Kosovës në basketboll. Peja mban vendin e dytë me 25 pikë, kurse Bashkimi është i treti me 22 pikë. Një sfidë e vështirë për prizrenasit, por që pretendojnë se do të dalin sa më mirë. Basketbollisti prizrenas, Qëndrim Biraj, shpreson se do të bëjnë më të mirën dhe të kënaqin edhe tifozët. “Takimi me Pejën realisht është i vështirë duke e ditur se ata kanë një skuadër më cilësore se ne dhe është në seri të mirë të fitoreve. Mirëpo, ne në këtë ndeshje do të futemi mjaft të motivuar dhe shpresoj që me një angazhim maksimal që treguam kundër Trepçës të mundohemi ta aplikojmë edhe kundër Pejës dhe në fund shpresojmë në një rezultat pozitiv”, tha Biraj. Alban Veseli, basketbollist i Pejës, shprehet optimist për takimin me Bashkimin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat