Krasniqi i mobilizuar për ta shkatërruar polakun

Sporti

Krasniqi i mobilizuar për ta shkatërruar polakun

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 19:32


Të gjithë shqiptarët janë të orientuar me sy e vesh nga qyteti gjerman, Munih, ku nesër (22.00-23.00) do të boksojë kryetrimi nga Kosova, Haxhi Krasniqi përballë polakut, Dariusz Sek. Një super meç që zgjon kërshërinë e madhe të tifozëve më të zjarrtë të boksit dhe që pritet të jetë tejet interesant ballafaqimi Krasniqi-Sek. Shqiptari me prejardhje nga Juniku futet me ambicie të mëdha për t’i mbrojtur dy tituj në versionin WBA Continental dhe WBO International. Krasniqi është i përgatitur në pikën më të lartë dhe ka studiuar me përpikëri se si bokson polaku. Ai futet me motivim më të madh për fitore dhe vetëm për fitore për të hapur rrugën në luftë për titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë. Krasniqin është në super formë, këtë e thotë edhe këshilltari i tij, Luan Dreshaj. Krasniqi tha se është atmosferë e bukur në Munih, në qytetin që jeton që dhjetë vite dhe është shumë i rëndësishëm për të pas Junikut. Ai në çdo aspekt është i përgatitur, pa emocione e pa presion do të dal në ring për të arritur një fitore të madhe dhe t’i gëzojë kudo që janë shqiptarët. Ai flet ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot” se sa është i përqendruar, ku janë pikat më të forta të tija dhe ku do të sulmojë më shumë kundërshtarin.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat