Real Madridi e do Kupën e Botës

Sporti

Real Madridi e do Kupën e Botës

Nga: K.Goca Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 17:47

Kampioni i Evropës, Real Madridi, është favorit i madh në ballafaqim me ekipin argjentinas, San Lorenzo, në ndeshjen finale të Kupës së Botës për klube në futboll, që mbahet në Marok. Mbretërit janë të përgatitur në çdo aspekt dhe në krye me Cristiano Ronaldon janë të bindur se do të fitojnë trofeun dhe në mënyrën më të mirë të përfundojnë vitin 2014. Ekipi argjentinas është kampion i Amerikës së Jugut, por dot si trembet madrilenëve, pasi që edhe ata i kanë pikat e tyre të forta. Sfida finale luhet nesër në orën 20.30, ndërsa për vend të tretë ndeshen (17.30) Auckland City (Zelanda e Re) dhe Cruz Azul (Meksika).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat