Pozitiv edhe testi B

Sporti

Pozitiv edhe testi B

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 17:21

E çuditshme apo jo. Kampionia e botës në peshëngritje, shqiptarja Romela Begaj, ka dalë pozitive edhe në testin B, të bërë nga Agjencia Ndërkombëtare e Antidopingut. Kjo është trishtuese në përgjithësi për sportin shqiptar. Begaj pati triumfuar Kampionatin Botëror në peshëngritje në Kazakistan në stilin e shkëputjes në peshën 63 kilogramë.
Përgjithja e testit të sportistes ka mbërritur në dyert e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. 28-vjeçarja rezulton se ka përdorur substancë të ndaluar. Nëse kjo përgjigje do të zyrtarizohet edhe nga drejtuesit e Federatës, atëherë Romela Begaj rrezikon një pezullim 2-vjeçar nga çdo aktivitet ndërkombëtar. Ndërkohë, testi B për Daniel Godellin do të bëhet më 15 janar, ndërsa për Hysen Pulakun, më 11 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat