Nuk pranon t’i vë notë ekipit të Barcelonës

Sporti

Nuk pranon t’i vë notë ekipit të Barcelonës

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 16:43

Luis Enrique nuk pranon t'i vendosë një notë Barcelonës së këtij sezoni kur ai ka qenë në timonin e saj. Në vigjilje të ndeshjes së fundit të vitit 2014, trajneri katalanas analizon gjendjen e grupit që drejton."Kam përshtypjen qe lojtarët kanë humbur besimin. Ky është një projekt i ri në evoluim me shumë ulje-ngritje. E dinim shumë mirë do të hasnim vështirësi. Unë nuk mund të vendos një notë. Sigurisht që do të dëshiroja ta mbyllja këtë vit në vendin e parë por Reali ka bërë një paraqitje më të mirë. Duhet të presim për të parë çfarë do të ndodhë por kjo situatë nuk duhet të na demoralizojë", tha Enrique. “Nuk mund të flasim për atë që na mungon sepse futbolli është një sport kompleks dhe unë besoj se mund të përmirësohemi në shumë aspekte. Situata nuk duhet bërë dramatike kur humbasim”, theksoi Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat