Rama: Do largohem nga stadiumi nëse shqiptarët bërtasin ‘vritini serbët’

Sporti

Rama: Do largohem nga stadiumi nëse shqiptarët bërtasin ‘vritini serbët’

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 15:30

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka besim se ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë që do të zhvillohet më 8 tetor në Elbasan do të zhvillohet në një atmosferë krejt tjetër.

Gazeta serbe “Kurir” citon kreun e qeverisë shqiptare i cili ka thënë se në Ballkan gjaku është ende i nxehtë, por ndeshjet kundër njeri- tjetrit janë vetëm një lojë futbolli.

“Le të jemi të sinqertë: kur këtu luan Partizani dhe Crvena Zvezda, ajo duket si një luftë. Në çdo vend ka ndeshje derbi që duket si një luftë. Në Ballkan është derbi ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, aktualisht. Pra, duhet marrë lehtë dhe nuk duhet të bëjë shumë bujë. Kur Shqipëria luan me Greqinë, çdo gjë është pak a shumë e njëjtë në rrugë dhe në stadium, atmosfera është shumë e zjarrtë. Ne jemi Ballkani dhe jemi gjaknxehtë. Ajo nuk mund të ndryshohet dhe, kur luajmë kundër njëri-tjetrit, ne duhet ta marrim vetëm si një ndeshje futbolli “, tha Rama gjatë intervistës për televizionin serb N1 info.

Kryeministri shqiptar theksoi se ai do të largohet nga stadiumi nëse dëgjohen thirrjet “vritini serbët”.

“Nëse unë do të jem në stadium, dhe do të jem aty, do të largohem nga stadiumi nëse dëgjoj ‘vritini serbët’. Në Beograd kjo ndodhi. Kur tifozët vërshuan kundër shqiptarëve, askush nuk u largua nga stadiumi”.

Duke folur për incidentin me dronin gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd, Rama tha se ngjarja ishte e papërshtatshme dhe se kjo zbuloi se sa e paqëndrueshme është paqja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat