Abidal, lamtumirë lojë aktive

Sporti

Abidal, lamtumirë lojë aktive

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 13:38

Mbrojtësi i Olympiakos, Eric Abidal, ka vendosur që t’i varë këpucët në gozhdë. Legjenda franceze ka mbajtur një konferencë për media për të publikuar vendimin rreth pensionimit nga futbolli aktiv. “Është një moment shumë i rëndësishëm në karrierë time. Sot, unë e kam marrë vendimin zyrtar për t’i dhënë fund karrierës sime profesionale. Kjo është vetëm për arsyeve personale”, tha ai. “Unë kam luajtur gjithmonë në nivel të mirë. Unë falënderoj presidentin për mbështetjen. Unë jam krenar që kam veshur fanellën e Olympiacosit gjatë kohës sime këtu dhe unë gjithmonë do t’i mbështes”, ka thënë Abidal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat