Curry i tmerrshëm për Oklahoman

Sporti

Curry i tmerrshëm për Oklahoman

Nga: K.G. Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 13:26

Basketbollisti Stephen Curry bëri lojë mjeshtëroren dhe me 34 pikët e tija ishte edhe protagonist që Golden State shënoi fitore me rezultat 114:109 ndaj Oklahoma Cityt, e cila ishte edhe prej ndeshjeve më interesante në Ligën NBA. Curry me shokë menaxhuan lojën me sukses, duke realizuar fitore. Westbrook me 33 pikë e Durant me 30, nuk ndihmuan Oklahoman që të dalin të pamposhtur. Golden State kryeson me 22 fitore e 3 humbje, kurse Oklahoma është e dhjeta me 12 fitore e 14 humbje në Konferencën e Perëndimit. Rezultatet e kësaj xhiroje: Chicago-New York 103:97, Houston-New Orleans 90:99, Sacramento-Milwaukee 107:108 dhe Golden State-Oklahoma City 114:109.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat