Atletico kundër Real Madridit

Sporti

Atletico kundër Real Madridit

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 13:15


Kampioni spanjoll, Atletico Madridi, zhgënjeu tifozët , duke barazuar 2:2 me ekipin e ligës së tretë, L'Hospitalet (2:2), ndeshjet e 16-ës së finales së Kupës së Mbretit. Atletico falë fitores në udhëtim me rezultat 3:0 gjeti kualifikimin dhe tani takohet me rivalin vendas, Real Madridin. “E kemi humbur vetëm një ndeshje në këtë edicion në ‘Vicente Calderon’. Kjo flet mjaftueshëm për punën tonë dhe sinqerisht shpresoj se mund të vazhdojmë me këtë ritëm”,ka thënë Simeone. “Sa i përket kësaj lojës së treguam jam i kënaqur. E filluam mirë ndeshjen dhe shënuam gol, por mysafirët reaguan shkëlqyeshëm”, tha Simeone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat