Mentaliteti i Manchester Utd

Sporti

Mentaliteti i Manchester Utd

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 13:08

Manchester Utd duket se po ngjitet aty ku e meriton dhe me synime që të zënë edhe kryesuesin Chelsea. Ish-sulmuesi i Manchester Utd, Ole Gunner Solskjaer, ka fjalë shumë të mira për trajnerin e kësaj skuadre Louis Van Gaal. Sipas tij, ai është personaliteti i duhur për të udhëhequr ‘Djajtë e Kuq’. “Ai ka qenë një frymë e ajrit të freskët. Tifozët, lojtarët kishin nevojë për një personalitet të fortë. 'Ju shikoni se ai është duke folur për ta fituar kampionatin. Unë mendoj se ky është mentaliteti i Manchester United. Nuk duhet të flasim për të qenë i treti ose i katërti. Ne duhet të flasim për të fituar Ligën”, ka thënë Solskjaer. Pas 16 javëve në Premier League, Manchester Utd është i treti me 31 pikë dhe ka tetë më pak se kryesuesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat