Bartomeu: 2015 do të jetë viti i Barcelones

Sporti

Bartomeu: 2015 do të jetë viti i Barcelones

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 10:56

Presidenti i klubit te Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka dhënë mesazhin për vitin 2015 gjatë drekës stadicionale të Krishtlindjeve. Ai ka shprehur besimin e tij se viti i ardhshëm do të jetë i klubit katalanas dhe trajnerit Luis Enrique, shkruan gazeta Express.
“2014 ka qenë një vit i vështirë, kompleks. Ndersa viti 2015 do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për klubin. Entusiazmin dhe besimin ne e kemi tek Luis Enrique, i cili është një person që e meriton atë”, ka deklaruar Bartomeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat