Ja cila skuadër e rikthen vëmendjen nga Shaqiri

Sporti

Ja cila skuadër e rikthen vëmendjen nga Shaqiri

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 10:19

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është në qendër të vëmendjes të medieve më të fuqishme botërore. Klubet më të njohura evropiane janë vënë pas tij por kush do ta ketë fatin t’i sigurojë shërbimet e tija, ende është e paqartë. Është një numër i madh i gjigantëve evropian që ngarendin pas futbollistit të Bayernit nga Munihu dhe anëtar i kombëtares së Zvicrës. Roma një klub simpatik, që lufton për titull në Serie A dhe tani bën gara edhe në Europa League, ka rikthyer sërish vëmendjen nga ‘Xhuxhi magjik’. Roma sfidon Juventusin, jo vetëm në klasifikim, por edhe në afatin kalimtar të janarit. ‘Leggo’ shkruan se romakët janë të interesuar për Shaqirin, i cili përcillet me vëmendje tash e një kohë edhe nga Juventusi. Gjithsesi Shaqa kërkohet edhe nga Liverpooli, Manchester Utd, Atletico Madridi, Arsenali, Tottenhami, së fundi e do edhe Wolfsburgu, por edhe trajneri bavarez Pep Guardiola i Bayernit ka thënë se shqiptari do të mbetet në klub. Kartoni i Shaqirit pa dyshim se është 24 milionë franga ose 20 milionë euro. Gjithçka do të dihet në ditët në vazhdim se Shaqiri do të jetë edhe më tej në Bayern apo në klub tjetër evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat