Dikush që ndëshkohet në Doha...

Sporti

Dikush që ndëshkohet në Doha...

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 10:10

Superkupa e Italisë pritet me kërshëri të veçantë nga tifozët qoftë të Juventusit qoftë të Napolit dhe në përgjithësi në Itali e më gjerë. Një ndeshje që do të luhet të hënën e ardhshme në Doha të Katarit në mes Juventusit dhe Napolit, e cila fillon në orën 18.00. Supersfidë e zjarrtë e futbollit dhe që pritet të sjellë spektakël të njëmend! Juve kampion në fuqi pretendon se do ta mundë Napolin e papërshtatshëm. Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk ndihet i qetë, ankohet në një mënyrë para kësaj sfide të zjarrtë dhe që me këmbëngulje synon trofeun që të përfundojë vitin 2014 me sukses të madh. Ai vlerëson edhe fitoren e të enjten në mbrëmje me rezultat 3:1 kundër Cagliarit. “Ata që nuk kanë për të luajtur në Superkupë kanë një epërsi në aspektin e kartonave sepse dikush që ndëshkohet në Doha rrezikon të humbas një ndeshje në ligë. Kjo është e padrejtë”, ankohet Allegri, duke menduar për sfidën me Napolin. “Por ne do të luajmë me maksimumin tonë kundër Napolit, pa u menduar për Interin, kur do të rifillojë Seria A”, theksoi ai, i cili mendon se është me fat që drejton një klub të shkëlqyeshëm! “Unë jam me fat që po trajnoj një grup që kanë dëshirë për të fituar dhe për të vazhduar për të bërë përshtypje. Ne ende duam të fitojmë dhe të përpiqemi që t'i përmbushim sfidat e tjera”, ka thënë Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat