San Lorenzo mund ta befasoj Real Madridin

Sporti

San Lorenzo mund ta befasoj Real Madridin

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 09:01

Zëvendëspresident i San Lorenzos, Marcelo Tinelli, beson se skuadra argjentinase mund ta mposhtë Real Madridin në finalen e Kupës së Botës për klube.
Real Madrid ka shënuar 21 fitore radhazi, derisa pret triumfin e radhës në finalen e Kupës së Botës për klube ndaj skuadrës argjentinase, San Lorenzo.

Por, Marcelo Tinelli, zëvendëspresidenti i skuadrës argjentinase, beson se mund ta mposhtin skuadrën e Calo Ancelottit në finalen e Kupës së Botës për klube, që do të luhet të shtunën nga ora 20:30.

"Kjo është historia e një ekipi miliarderi kundër një skuadre të përulur. Madrid është ekipi më i mirë në botë. Por mos harroni se historia ishte e njëjtë në Kupën e Botës kur Argjentina u përball me Iranin”, ka deklaruar ai

"Nëse Argjentina nuk do ta kishte kapitenin e skuadrës, Messin, nuk do të kishte fituar. Kjo është bukuria e futbollit. Dëshira ime është që të fitojë Kupën e Botës Club kundër Real Madrid. Unë nuk kërkoj më shumë.", theksoi Tinelli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat