Balotelli kërkon falje për mesazhin racist

Sporti

Balotelli kërkon falje për mesazhin racist

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 23:49

Sulmuesi i Liverpulit, Mario Balotelli ka kërkuar falje për një postim që ka bërë disa ditë më parë në "Instagram", pas dënimit që mori nga Federata Angleze e Futbollit. Italiani u pezullua nga ndeshja e fundjavës, ku Liverpooli do të presë Arsenalin në Anfield, si dhe u gjobit me 25 mijë paund.

“Pas ngjarjeve të fundit në lidhje me postimin tim 'Super Mario', vendimi i FA e bëri të qartë se ai ishte gabim. Më vjen keq për ekipin dhe mbështetësit e Liverpuit që janë penalizuar për diçka që kam bërë dhe për të cilën pendohem tani. Unë pajtohem me vendimin e FA dhe ju siguroj, që kjo nuk do të ndodhë kurrë më”, ka shkruar Balotelli në "Twitter".

Balotelli ka postuar një foto ku tregohet "Super Mario" me një tekst të mbishkruar: Bëhu si Mario, ai është një hidraulik italian, i krijuar nga japonezët, që flet anglisht dhe duket si meksikan. Kërcen si një zezak dhe i rrëmben monedhat si një hebre".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat