Guardiola: Në 2015 të përmirësohemi deri në detaje

Sporti

Guardiola: Në 2015 të përmirësohemi deri në detaje

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 22:59

Bayerni i cili nuk njeh humbje në Bundesligë pas 16 javëve kampionat do të përballet këtë të Premte në transfertë me skuadrën Mainz..

Trajneri i Bayernit të Mynihut Pep Guardiola dëshiron që skuadra e tij të përmirësohet akoma edhe më shumë gjatë vitit 2015, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të synojë fitimin e të gjithë trofeve të mundshëm në kompeticionet ku merr pjesë gjatë këtij sezoni. Kampionët e Gjermanisë kanë krijuar një avantazh të frikshëm ndaj të gjithë rivalëve në Bundesligë pasi kur kanë kaluar vetëm 16 javë kampionat kryesojnë me 11 pikë më tepër se Wolfsburgu i vendit të dytë. Por pavarsisht këtij avantazhi shumë të madh dhe kualifikimit për në ruandin e 1/8 të Champions League si kokë grupi, Guardiola nuk kënaqet asnjëherë dhe kërkon gjithnjë e më shumë nga Bayerni i tij.

" Dëshira ime për vitin 2015 është që ne si skuadër të luajmë akoma më mirë. Si një klub i madh që jemi unë mendoj se te Bayerni gjithmonë ka vend për përmirësim. Ne duhet të preokupohemi edhe për gjërat më të vogla pasi detaje të tilla e bëjnë një skuadër edhe më fortë se sa është. Detajet janë ato që bëjnë diferencën edhe në një kompeticion madhor si Uefa Champions League, nëse nuk përkujdesesh edhe për gjënë më të vogël nuk mund të fitosh në Europë, pasi një gabim i vetëm të nxjerr jashtë Championsit".

Bayerni i cili nuk njeh humbje në Bundesligë pas 16 javëve kampionat do të përballet këtë të Premte në transfertë me skuadrën Mainz për të vijuar ecurinë pozitive. Sfida mes këtyre dy ekipeve e cila do të jetë edhe fundit për bavarezët në këtë vit do të transmetohet live në Supersport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat