K. Mbretit, Atletico nuk fiton, por kualifikohet

Sporti

K. Mbretit, Atletico nuk fiton, por kualifikohet

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 22:15

Me pak tifozë në shkallët e stadiumit, skuadra los colchoneros nuk u impenjua maksimalisht përballë formacionit të kategorisë së Tretë.

Atletiko Madridit nuk fiton në Copa Del Rey në ndeshjen e kthimit ndaj Hospitalet por gjithsesi arrin të kualifikohet, me rezultat të përgjithshëm 5-2, pasi kishte triumfuar në ndeshjen e parë. Me pak tifozë në shkallët e stadiumit, skuadra los colchoneros nuk u impenjua maksimalisht përballë formacionit të kategorisë së Tretë. Pjesa e parë ishte deri diku e mërzitshme, me Mandzukic që shënoi golin e vetëm të këtij fraksioni.

Pjesa e dytë u kthye në një sfidë mes Alcaraz dhe Mandzukic, me sulmuesi e Hospitalet që barazoi shifrat, përpara se Mandzukic të rikthente sërish përpara los colchoneros.

Hospitalet megjithatë nuk u dorëzua dhe në të 85-tën, Alcaraz gjeti sërish rrugën e rrjetës duke vulosur shifrat në 2-2.

Në minutat e fundit më shumë se Atletico ishte Hospitalet që pati shansin për të fituar, gjithsesi dhe një 2-2 përballë kampionëve në fuqi të Spanjës ishte një rezultat, që vështirë se do të harrohet nga ekipi i kategorisë së tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat