Gervinho: Fitojmë edhe pa Garcian në stol

Sporti

Gervinho: Fitojmë edhe pa Garcian në stol

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 21:47

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë iu kthye edhe një herë ngjarjeve në Marassi, ku Roma mori tri pikë të vyera ndaj një kundërshtari shumë të fortë.

Mungesa në stol e Rudi Garcias në sfidën e shtëpisë me Milanin dhe në transfertë me Udinezen nuk do të ndihet. Për këtë është i bindur sulmuesi verdhekuq Gervinho, i cili është i sigurtë se Roma do të jetë e kujdesshshme edhe pa udhëzimet e trajnerit nga pankina.

"Nuk besoj se ajo që i ndodhi misterit do të ndikojë në skuadër. Garcia është shumë i përqendruar në fushëm ndaj edhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë, duke kërkuar fitoren në cdo ndeshje".

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë iu kthye edhe një herë ngjarjeve në Marassi, ku Roma mori tri pikë të vyera ndaj një kundërshtari shumë të fortë.

"Ishte një takim shumë i vështirë, por për ne tashmë vlejnë 3 pikët. Nuk dua të hyj në detajet e ngjarjeve sespe gjëja më e rëndësishme për Romën ishte arritja e fitores".

Pas eliminimit që në fazën e grupeve të Champions League, Roma tashmë i ka përqendruar të gjitha energjitë në kampionat, si rivalja kryesore e Juventusit për titullin kampin në Serinë A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat