Inzaghi: Jemi Milani, nuk mbrohemi ndaj Romës

Sporti

Inzaghi: Jemi Milani, nuk mbrohemi ndaj Romës

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 21:25

Fitorja me Napolin në "San Siro" ka rritur entuziazmin e trajnerit kuqezi, i cili premton një Milan të madh ndaj formacionit të Rudi Garsias.

Philipo Inzaghi është mjaft i karikuar për ndeshjen e fundit të vitit me Romën në "Olimpiko". Fitorja me Napolin në "San Siro" ka rritur entuziazmin e trajnerit kuqezi, i cili premton një Milan të madh ndaj formacionit të Rudi Garsias.

"Ne jemi Milani dhe nuk mund të shkojmë dhe të mbrohemi ndaj Romës, pres një ndeshje të madhe. Ky takim është thelbësor në rrugën tonë drejt rritjes. Roma është një skuadër e madhe, por ne duhet të guxojmë. Për të fituar duhet dicka më shumë, por ne nuk kemi frikë askënd. Futbollistët e mi janë shumë të motivuar."

Milani aktualisht renditet në vendin e 6-të, vetëm dy pikë larg zonës Champions, objektiv ky mëse i arritshëm për Inzaghin.

"Si mund të mos besosh te vendi i tretë kur je trajner i Milanit? Unë jam shprehur, madje, që Milani mund të fitojë edhe kampionatin, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe t'i ngjisim shkallët një e nga një. Jam shumë ambicioz dhe shpresoj ta rikthej Milanin aty ku ka qenë. Kjo shoqëri është fantastike. Për t'u kthyer skuadër e madhe, në inspirohemi nga Bayerni i Guardiolës."

Një tjetër argument që preku 41-vjecari kishte të bënte me gjendjen dhe pozicionimin e El Sharawyt në fushë.

"Rreshtimin 4-3-3 e kam aplikuar pikërisht për t'i bërë vend El Sharawyt. Ka shumë konkurrencë dhe ndodh që në një ndeshje të mos luajë. Stephan është shumë i qetë, shpresoj që të gjejë vazhdimësinë. Torres? Fernando kishte ethe, por do të jetë i grumbulluar. Do të kemi në dispozicion edhe Aleks, i cili mund të luajë 30 minuta."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat