Reali barazon Milanin nëse fiton Botërorin e Klubeve

Sporti

Reali barazon Milanin nëse fiton Botërorin e Klubeve

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 21:00

Përvec Milanit me një sukses përballë San Lorenzos të Shtunën, klubi merengues do të barazonte edhe Boca Juniorsin me 18 trofe ndërkombëtarë..

Ndaj San Lorenzos, Reali i Madridit luan për historinë. Një fitore e mundshme në finalen e Botërorit të klubeve do ti ngjiste Los Blancos në kuotën e 18 trofeve në arenën ndërkombëtare dhe do të bënte që këta të fundit të barazonin Milanin që aktualisht mban vendin e parë si skuadra europiane me shumë trofe ndërkombëtarë të fituar gjatë gjithë historisë së futbollit.

Përvec Milanit me një sukses përballë San Lorenzos të Shtunën, klubi merengues do të barazonte edhe Boca Juniorsin me 18 trofe ndërkombëtarë ndërsa do ta ngushtonte në vetëm 2 trofe diferencën me egjiptianët e Al Ahly që mbajnë vendin e parë në Botë me 20 tituj të fituar në arenën ndërkombëtare. Kur Carlo Ancelotti mbrriti te Reali i Madridit, 1 vit e gjysëm më parë, Milani ishte i qetë pasi Los Blancos në atë periudhë numëronin vetëm 15 trofe ndërkombëtarë por në vetëm pak kohë njeriu që sukeset më të mëdha në karrierë i ka arritur me klubin kuqezi si trajner por edhe si futbollist arriti të ringrinte një ekip që në Europë nuk fitonte prej më shumë se 10 vjetësh dhe të Shtunën e ardhshme Carleto mund ti vendosë një stërkëmbësh Milanit, duke bërë që këta të fundit të mos jenë më klubi më i titulluar në Europë. Ishte pikërisht Ancelotti trajneri i kuqezinjëve në vitin 2007, kur Milani fitoi Botërorin e klubeve, trofe i cili është i fundit i arritur nga skuadra italiane në arenën ndërkombëtare, dhe për më tepër ishte pikërisht 55-vjecari nga Reggio Emilia ai që e shndërroi Milanin në klubin europian më të titulluar në arenën ndërkombëtare me 5 trofetë që fitoi jashtë Italisë në eksperiencën e tij 8-vjecare si trajner me klubin kuqezi dhe si për ironi të fatit mund të jetë sërish Ancelotti që të Shtunën me një fitore të Realit përballë San Lorenzos në Marrakech ai që mund ta zbresë Milanin nga froni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat