Morina: Jemi dëmtuar!

Sporti

Morina: Jemi dëmtuar!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 18:34


Disa skuadra të elitës së futbollit nuk i kanë ndërprerë stërvitjet dhe vazhdojnë ato me ritëm me të lehtë që të ruajnë formën. Besa e Pejës është prej skuadrave që vazhdon përgatitjet deri në fund të muajit dhjetor. Besa zuri vendin e gjashtë me 23 pikë dhe ka pesë më pak se kampioni vjeshtor, Feronikeli nga Drenasi. Pranvera nga njohësit e analistët e kësaj loje pritet të jetë edhe më nxehtë në aspektin sportiv qoftë për titullin e kampionit qoftë edhe për ekzistencë. Nëse shikohet renditja e tabelës, duket se janë ndarë në dy grupe kush për titull e kush për ekzistencë. Në gjashtë vendet e para janë: Feronikeli me 28 pikë, pasojnë: Hajvalia (26), Llamkos Kosova, Trepça ’89 e Prishtina (25), Besa (23), ndërsa pjesa tjetër është: Drenica (21), Vëllaznimi (19), Drita (17), Istogu (16), Trepça (15) e Ferizaj i fundit me 14 pikë. Veçori tjetër është se diferenca është e vogël me pikë në mes skuadrave dhe mund të ndodhë edhe të ketë ndryshime dramatike në renditje në pjesën pranverore. Kryetrajneri i Besës, Arbnor Morina, për gazetën kombëtare ‘Bota sot’, tha:
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat