Demaj: Në janar, ‘Kupa e Rugovës’

Sporti

Demaj: Në janar, ‘Kupa e Rugovës’

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 15:36

Kryetari i Federatës së Skive të Kosovës, Hajrush Demaj, konfirmoi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se me 10 janar do të zhvillohet gara tradicionale e skive, “Kupa e Rugovës’, e cila mbahet në Bogë të Rugovës. “Viti 2015 do të jetë edhe me dy gara të forta ndërkombëtare në ski dhe njëra është që organizohet për herë të parë. Është fjala për garën ndërkombëtare e quajtur ‘Dhurata e Madhe e Kosovës’ e cila mbahet në Brezovicë dhe tjetra është ‘Kupa e Brezovicës’”, tha Demaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat