A është shqiptari përnjëmend president i Parmës?

Sporti

A është shqiptari përnjëmend president i Parmës?

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 13:50

Mediet italiane dhe ato shqiptare janë ngutur ka "kurrorëzojnë" president të klubit të futbollit nga Italia, Parma, por vet Petrit Doko (Pietro Doco) nuk ngutet në këtë drejtim. Ai në një prononcim për gazetën e njohur italiane, La Gazzetta Dello Sport ka folur në lidhje me gjithë rastin. "Pronësia ende nuk është bartur dhe ajo mbetet ende në emrin e Dr. Ghirardi. Bisedimet ishin në drejtmin e duhur për blerjen e klubit nga Emilia. Megjithatë deri më tani nuk është arritur marrëveshja finale", tha Doko, raporton sporti1. I njëjti të martën kishte deklaruar se "jam i gëzuar që pas bisedimeve intenzive blerja përfundoi". Vet Ghirardi kishte publikuar shitjen e aksioneve të tij të klubit, me nënshkrimin e kontratës në prezencë të noterëve dhe këshilltarëve të dy palëve. Pala italiane shpreson se kjo episodë e papritur nga Doko të sqarohet. Dyshimet janë me në lidhje me njerëzit që qëndrojnë pas Dokos, pasi që ai është artar në Piacenza dhe jeton në Lodi. Ai ishte përfaqësues i kompanisë së Rezart Taçit, Taci Oil Italy. Deri sa Ghirardi ndjehet i qetë me kontratën e nënshkruar para notarit (Giovanni Posio) dhe mundësinë të ikë nga futbollit, Doko tha se edhe disa daje duhet të përfundojnë. Dyshimet kanë të bëjnë edhe me prejardhjen e parave, megjithatë e tërë kjo mbetet të shihet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat