Carlos:’Topin e Artë’ e fiton Ronaldon

Sporti

Carlos:’Topin e Artë’ e fiton Ronaldon

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 13:22


Roberto Carlos voton Cristiano Ronaldon. Sipas ish mbrojtësit të Realit të Madridit, aktualisht në postin e trajnerit te skuadra turke e Sivasspor, sulmuesi portugez i Los Blancos është një lojtar më deciziv se Lionel Messi, me Carlos që nuk nguron të theksojë se CR7 e meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2014. "Cristiano Ronaldo për mendimin tim vazhdon të jetë futbollisti më i mirë në Botë, edhe pse Messi po bën atë që shumë të tjerë kurrë nuk e kanë bërë. Leo po thyen shumë rekorde por unë kam bindjen se Ronaldo është një lojtar më deciziv se ai. Kush do ta fitojë Topin e Artë? Për mua nuk ka asnjë dyshim, sigurisht që e fiton Cristiano", tha Carlos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat