‘Budalla’...

Sporti

‘Budalla’...

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 11:23

Dortmundi nuk po i shkon ashtu si duhet në kampionatin gjerman dhe treguesi më i mirë është vet pozita e 16-të me 15 pikë të mbledhura. Pozicion i palakmueshëm dhe trishtues edhe për tifozët verdhezinj, të cilët janë të mërzitur nga barazimi 2:2 me Wolfsburgun. Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp pranoi zhgënjimin pas barazimit 'budalla' që e patën në fund. “Ne jemi ende gjallë, ende duke luftuar. Për të barazuar ndaj një kundërshtari të tillë është mirë, edhe pse morëm një barazim 'budalla' pasi pësuam gol nga korneri. Kishim dy mundësi të mira. Disa erdhën nga super-futbollisti Ciro Immobile. Ai ka cilësi absolute në zonën e rreptësisë dhe ai e tregoi edhe këtë ndeshje. Ai përfundoi një gol të bukur dhe kishte dy raste të mira ku Diego Benaglio e ndaloi atë”, ka thënë Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat