"Gjithçka që ta mposhtim Realin"

Sporti

"Gjithçka që ta mposhtim Realin"

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 10:22

Trajneri i San Lorenzos, skuadra argjentinase që u kualifikua në finale të Botërorit të Klubeve, ka treguar se skuadra e tij do të bëjë gjithçka që ta mposhtë Real Madridin.

“Jemi të lumtur që kemi arritur pritjet tona duke u kualifikuar në finale”, ka thënë Edgardo Bauza pas ndeshjes.

“Ishte një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre të organizuar mirë në mbrojtje. Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, ishim nervozë dhe nuk bëmë mjaft që të tregojmë vendosmërinë tonë”.

“Tash do të fillojmë përgatitjen për finalen ku do të bëjmë gjithçka mundemi që ta fitojmë”.

“Do të luajmë me mundësitë tona më të mira dhe të arrijmë cakun, edhe pse po luajmë ndaj një prej skuadrave më të mira në botë”, ka përfunduar trajneri Bauza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat