Ja si mori doping peshëngritësi shqiptar

Sporti

Ja si mori doping peshëngritësi shqiptar

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 10:18

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në peshëngritje, Hysen Cenaj, është përpjekur të hedhë dritë mbi skandalin e dopingut në Kampionatin Botëror që u mbajt në Kazakistan, ku tre kampionë shqiptarë rezultuan pozitivë. Ai thotë se një peshëngritës nga Vlora ka marrë doping me shiringë në bark pak para garës. Cenaj nuk pranon ta identifikojë sportistin, por thekson se shiringa i është injektuar para garës nga trajneri i huaj, ndërsa sportisti ishte nga Vlora. “Në kampionatin botëror ishte edhe një sportist nga Vlora, sportist që është stërvitur nga unë dhe nuk më erdhi mirë që para garës trajneri i ka bërë një gjilpërë në bark. Edhe ky, po të kontrollohej, do të ishte pozitiv dhe do të kishte rezultuar me doping. Kjo gjilpërë është për momentet e fundit, pasi të jep një forcë të jashtëzakonshme. Nuk duhet të turpërohemi kështu. Ne kemi dhënë shumë për peshëngritjen, kemi bërë sport të pastër dhe burrëror dhe unë kam dal negativ gjithmonë”, ka deklaruar Cenaj për “6+1 Vlora”.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat