Karim Benzema shpreson që legjenda franceze, Zinedine Zidane një ditë ta drejtojë Real Madridin.
Real Madrid po shkëlqen në të gjitha garat me Carlo Ancelottin. Ekipi ka shënuar 21 fitore radhazi, derisa është afër ta thyer rekordin e klubit brazilian, Coritiba, që ka 24 fitore të njëpasnjëshme.
Por, kush do të ishte pasues i denjë i strategut italian?. Karim Benzema ka një dëshirë. Ai shpreson që legjenda franceze, Zinedine Zidane një ditë ta drejtoj Real Madridin.
“Unë uroj që një ditë të stërvitem nga Zidane në Real Madrid. Unë isha i lidhur ngushtë sezonin e kaluar kur ai ishte ndihmës trajner. Ne kaluam shumë kohë së bashku”, ka deklaruar Benzema.
“Ai më ka ndihmuar shumë në aspektin sportiv dhe njerëzor. ‘Zizou’ është një njeri i mirë. Unë e konsideroj atë si një vëlla. Unë me të vërtetë shpresoj që një ditë të jetë ë ekipi i parë “, ka theksuar reprezentuesi francez.
Aktualisht legjenda e futbollit francez është trajneri i skuadrës së dytë të Real Madridit, dhe në të ardhmen nuk përjashtohet mundësia që ‘Zizou’ ta merr drejtimin e ekipit të parë, ku kishte luajtur si futbollistë.