Dortmund zhgënjen sërish

Sporti

Dortmund zhgënjen sërish

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 22:22

Dy skuadrat ndanë nga një pikë mes tyre, me Wolfsburgun që forcon pozitat në vendin e dytë.

Borusia e Dortmundit nuk arrin të dalë dot nga zona e ftohtë e renditjes. Verdhezinjtë e Jurgen Klop barazuan 2-2 me Wolfsburgun në ndeshjet e javës së 16-të të Bundesligës, duke mos arritur në dy raste të ruajnë dot epërsinë. Pavarsisht një loje spektakolare në sulm, Dortmund tregoi limite të mëdha në mbrojtje, ku lejoi hapësira të mëdha për miqtë. Ndeshja nisi me një gol të shpejtë të Aubemeyang për verdhezinjtë, por De Bruyne barazoi në minutën e 29-të.

Në minutën e 76-të, Immobile i dha fund rasteve pa fund të humbura nga të tijtë duke kaluar përpara Dortmundin me një goditje të fortë në hyrje të zonës.

Gjithsesi Borusia nuk kishte bërë llogaritë me Naldon, që rezultoi sërish vendimtar për të tijtë, duke dërguar topin në rrjetë pas një goditje këndi.

Dy skuadrat ndanë nga një pikë mes tyre, me Wolfsburgun që forcon pozitat në vendin e dytë, pavarsisht një suksesi bindës të Gladbahut 4-1 në shtëpi ndaj Werder Bremenit, që e mbylli ndeshjen me 10 vetë. Fitore regjistroi dhe Leverkusen që fitoi 1-0 në transfertë ndaj Hoffenheimit, me një gol të Stefan Kiessling duke marrë dhe vendin e katërt në renditje. në transfertë fitoi dhe Schalke që përmbysi 2-1 Paderbornin, ndërsa barazim spektakolar mes Eintrachtit dhe Hertës, në një sfidë që u mbyll me rezultatin 4-4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat