Raineri feston, Duro: Humbje e paparashikuar për Partizanin

Sporti

Raineri feston, Duro: Humbje e paparashikuar për Partizanin

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 22:11

Trajneri Duro shprehu zhgënjim për humbjen duke pranuar se nuk e priste këtë rezultat.

Rainieri fluturon sërish me Vllazninë e tij, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në kampionatl, këtë herë në kryeqytet ndaj kryesuesve të Partizanit. Në momentin e golit u shfaq i qetë, por në fund festoi sërish sipas mënyrës së tij, aq më tepër që tani Vllaznia e ka hedhur plotësisht pas krahëve momentin e vështirë:

"Një muaj më parë të gjithë na jepnin të mbaruar, një ekip që nuk kishte kurrfarë vlere, një trajner që nuk meritonte të drejtonte këtë skuadër ndërsa tani gjërat kanë ndryshuar, falë drejtorit teknik Grima gjetëm qetësinë e nevojshme dhe filluam ngritjen. lojtarët fituan besimin, ekipi është harmonik, dhe lojtarët marrin më shumë përsipër, si në rastin e Tafilit."

Duro në krahun tjetër shprehur zhgënjim për humbjen duke pranuar se nuk e priste këtë rezultat.

"Ishte një humbje e paparashikueshme, jo se nuk ndodh, por gjithcka ishte në disfavorin tonë. një humbje, aspak pozitive por cdo rezultat është i pranueshëm. Ishte një ndeshje që mori një ritëm disi të pamenduar, terreni i vështirë, Vllaznia shënoi dhe goli i dha siguri. Më pas nuk arritëm të shënonim dhe në fund fitoi Vllaznia. Unë mendoj se duhet të ishim treguar më të kujdesshëm në kundërsulmet e Vllaznisë."

Vllaznia javën e ardhshme pret Skënderbeun, ndërsa Partizani udhëton në Elbasan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat